Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Euro shokon tregun me kursin më të ulët të këmbimit
English

Euro shokon tregun me kursin më të ulët të këmbimit

Tiranë, 6 Maj 2010 NOA – Monedha evropiane u kuotua sot në tregun ndërkombëtar financiar kundrejt dollarit amerikan, me kursin me të ulët të këmbimit në këto 14 muajt e fundit.

Këmbimi maksimal EUR/USD kapi pikën më të lartë në 1.2860 dhe vlerën më të ulët 1.2517 duke shënuar kështu një nga luhatjet më të mëdha të kohëve të fundit, siç mund të shihni dhe në dy imazhet ku dallohet ndryshimi i fundit brenda një ore, mbrëmjen e sotme.

Analistët financiarë thonë se tregtimi i euros sot, me kursin më të ulët të këmbimit të afro një viti e gjysmë, vjen si pasojë e presionit nga shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me krizën e borxhit grek.

Por ky kurs i ulët shihet i provokuar edhe nga kërkesa e lartë për Frangën Zvicerane (CHF).

Për disa muaj Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka ndërhyrë dhe kërcënuar për të ndërhyrë në mbështetje ne këmbimin EUR / CHF.

CHF është kërkuar nga investitorët të cilët kërkojnë siguri nga kriza e borxhit grek. Zyrtarët SNB kane frikë se vlerësimi i CHF do të kontribuojnë në presion deflacioni në Zvicër.

SNB kishte akumulojnë sasi të mëdha në EUR gjatë ndërhyrjes se saj për të mbrojtur Euron.

Kreu i komisionit të BE, Joze Manuel Barrosso tha se ai është i sigurt se të gjitha vendet evropiane do të miratojnë paketën e ndihmës greke dhe se nuk paraqitet frikë nga rreziku i supozuar i infektimit të BE-së nga Greqia.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane (ECB) la normën e interesit të pandryshuar në 1%.

Opinioni teknik për EUR është negativ dhe sipas analistëve financiarë, pritet që euro të zhvleftësohet akoma ndaj monedhës amerikane dhe asaj zvicerane.

d.c/NOA

KOMENTE