Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flamengo në çerek finalet e Kupës Libertadores
English

Flamengo në çerek finalet e Kupës Libertadores

Brazil, 6 Maj NOA - Edhe pse kanë humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 në fushën e Corinthians, ekipi i cili do të vazhdojë të luftojë për fitimin e Kupës Libertadores, do të jetë Flamengo.

Kujtojmë se ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Flamengos dhe kjo falë golit të realizuar nga Adriano.

Këtë herë në krahun tjetër arriti të shënonte Ronaldo por, goli i tij duhet thënë se nuk pati vlera në këtë garë, pasi skuadra që do të vazhdojë në çerek finalet e këtij evenimenti do të jetë pikërisht ajo e Adrianos.

Kështu ndeshja nisi mjaft mirë për Corinthians, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 27 falë një autogoli nga David. Dyfishimi i rezultatit erdhi pikërisht nga Ronaldo, i cili realizoi një goditje mjaft të bukur me kokë.

Goli i vetëm dhe ai që bëri të mundur që skuadra e Flamengos të vazhdonte më tej, u shënua nga Vagner Love.

r.b/NOA

KOMENTE