Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi i Krans Montanës sërish në Tiranë, Berisha: Kemi potenciale të mëdha
English

Forumi i Krans Montanës sërish në Tiranë, Berisha: Kemi potenciale të mëdha

Tiranë, 6 maj, NOA - Forumi i Krans Montanës do të zhvillojë edicionin e tij të ri në Tiranë dhe për këtë, është përshëndetur nga vetë kryeministri Sali Berisha.

Në një pritje të posaçme për organizatorët, themeluesi i këtij Forumi Jean Paul Carteron, duke marrë fjalën u shpreh se Shqipëria po ecën përpara pozitivisht, pavarësisht vështirësive të krizës botërore dhe se liderët në fushën e biznesit po kthejnë gjithnjë e më tepër sytë nga ky vend për të projektuar investimet e tyre.

Ndërsa kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare dhe të gjitha agjencitë e këtij vendi do të bëjnë më të mirën, për të mbështetur të gjithë investitorët e huaj në projektet e tyre, në mënyrë që atë të kenë një histori suksesi në këtë vend.

“Forumi i Crans Montana-s tashmë është bërë një traditë e përvitshme në Shqipëri. Ky forum i ka siguruar vendit tim një mbështetje shumë të rëndësishme, duke inkurajuar investitorët nga e gjithë Europa të konsiderojnë, të sjellin projektet e tyre në vendin tim”, tha Berisha mes të tjerash.

Më pas, ai shtoi se “pavarësisht shqetësimeve serioze që ekzistojnë sot në zonën euro, ekonomia jonë përfundimisht është një ekonomi e eurizuar, nuk jemi në zonën euro por jemi të eurizuar. Stabiliteti ynë makroekonomik u mbajt mirë, monedha jonë rezistoi më mirë se çdo monedhë tjetër në rajon”.

Në fund, shtoi se “Shqipëria nuk është një vend i madh, por është një vend me potenciale të mëdha”.

n.e/NOA

KOMENTE