English

Greqi - Papandreu: Demokracia Është Në Provë Dhe Dhuna Nuk Është Një Zgjidhje

ATHINË, 6 maj /ATSH-AFP/ - Demokracia greke u vu në provë dhe dhuna që solli vdekjen e tre personave dje gjatë një manifestimi në Athinë nuk janë një zgjidhje për krizën në Greqi, deklaroi sot përpara parlamentit kryeministri Jorgo Papandreu. "Është në lojë e ardhmja e Greqisë. Janë në provë ekonomia, demokracia, bashkëjetesa sociale", deklaroi ai gjatë debatit parlamentar për masat ekonomike të një rreptësie të paprecedent që pritet të miratohen nga deputetët orët e fundit të pasdites. "Dhuna nuk është një zgjidhje", theksoi ai, duke u shprehur se "aktet e dhunës së ditës së djeshme e zbehin imazhin e vendit dhe të grekëve" Tre persona u vranë dje gjatë akteve të dhunës që shpërthuen gjatë një greve të përgjithshme kundër masave të shtrëngimit të rripit. /I.Pu.
KOMENTE