English

Ja Himni i futbollit në Afrika e Jugut 2010 (VIDEO)

Waka Waka (This Time for Africa) është emri i himnit të ri të futbollit

Tiranë, 6 Maj 2010 NOA – Himni i Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Afrikën e Jugut do të jetë një këngë që e gjeni të plotë dhe më poshtë: “Waka Waka”, ose në anglisht “This Time for Africa” (Është koha e Afrikës).

Kënga këndohet nga Shakira e cila edhe ka shkruar tekstin. Bashkë me të do të interpretojë dhe grupi muzikor afrikano-jugor “Freshlyground”.

{youtube}_ztr96RbMW8{/youtube}

Kjo këngë është përzgjedhur nga FIFA dhe “Sony” duke iu besuar këngëtares së famshme nga Amerika Latina. Waka Waka, me tingujt e ngrohtë afrikanë, ritmikë dhe popullorë, rreket të demonstrojë energjinë dhe vitalitetin që ka kontinenti afrikan.

Ndiqni më poshtë si e komentoi Shakira këngën që ka shkruar dhe këndon vetë:

{youtube}_yAWYMkF7hU{/youtube}

e.r/NOA

KOMENTE