English

Kinë - 23 Të Vdekur Pas Kalimit Të Një Tornadoje

PEKIN, 6 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 23 persona humbën jetën dhe mbi 160 të tjerë u plagosën pas kalimit të një tornadoje që përfshiu sot në mëngjes metropolin e Chongqingut, në jugperëndim të Kinës, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Chongqingu është metropoli i 31 milionë banorëve. ''Numri i viktimave mund të rritet'', shtoi agjencia./ a.jor.
KOMENTE