English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - Kronikë - 6 Maj 2010

* Kanosi një shtetas, arrestohet 68 vjeçari LEZHË - Një 68 vjeçar, nga fshati Pllanë, Lezhë, u arrestua të enjten i dyshuar për "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" si dhe për "kanosje". Sipas policisë, Gjergj Ngjeçi u arrestua, pasi ka kanosur me armë zjarri shtetasin me inicialet B.P. Në banesën e të arrestuarit policia sekuestroi një automatik model 56, 180 copë fishekë model 56, 150 fishekë model 54 dhe tre krëhëra pa fishekë./g.marku/ch/ * Ndalohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë FIER - Policia e Fierit ka arrestuar të enjten dy persona, për kërcënim me armë zjarri dhe vjedhje në bashkëpunim e mbtetur në tentativë. Sipas policisë, "Arsen Merkaj, 24 vjeç, është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri një bashkëqytetarin e vet dhe ka kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë". Ndërsa Bakush Hoxha, 21 vjeç, së bashku me Dritan Hoxhën dhe Marjus Malkon, këta të dy janë shpallur në kërkim, kanë tentuar "të vidhnin skrap në azotik (ish-fabrika e plehrave kimike)"./rr.isufaj/ch/
KOMENTE