English

Nigeri - Vdes Presidenti Umaru Yar'Adua

ABUJA, 6 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti i Nigerisë, Umaru Yar''Adua vdiq dje në moshën 58-vjeçare si pasojë e problemeve kardiake pasi ishte larguar nga skena politike që prej muajit nëntor. Dje në mbrëmje, presidenti i përkohshëm Goodluck Jonathan, i cili mori funksionet më 9 shkurt mblodhi qeverinë për të diskutuar mbi detajet e varrimit, planifikuar sot, sa më shpejt të jetë e mundur, sipas traditës islamike. ''Yar''Adua do të varroset në shtetin Katsina, në veri, ku është dhe origjina e tij', deklaroi zëdhënësi i presidentit të përkohshëm, Ima Niboro./ /ec/ a.jor.
KOMENTE