Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Transparencë E Plotë Në Procesin E Dëmshpërblimit Të Ish -Të Përndjekurve Politikë
English

Nishani: Transparencë E Plotë Në Procesin E Dëmshpërblimit Të Ish -Të Përndjekurve Politikë

-Gjatë përurimit të Zyrës së Arkivës Dixhitale për dëmshpërblimin e ish -të përndjekurve politik TIRANË, 6 Maj/ATSH/- Nga dita e sotme, ish të persekutuarit politikë do të marrin në Ministrinë e Drejtësisë informacion On-line për kërkesat e tyre mbi përfitimin e dëmshpërblimit për vuajtet gjatë regjimit komunist. Në Ministrinë e Drejtësisë u përurua sot Zyra e Arkivës Dixhitale, e cila përmban të dhëna dhe informacione për dosjet e ish - të persekutuarve në regjimin komunist, duke iu mundësuar që të njihen personalisht përmes kërkimit në kompjuterat e kësaj Zyre me ecurinë e trajtimit të dosjes së tyre për dëmshpërblim. Gjatë ceremonisë përuruese, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani shprehu rëndësinë që do të ketë kjo Zyrë në rritjen e transparencës në procesin e dëmshpërblimit të ish- të përndjekurve politikë duke shmangur në këtë mënyrë burokracitë. Ministri Nishani tha se, "çdo person që ka depozituar kërkesën për të përfituar në bazë të ligjit dëmshpërblim, nuk do të marrë informacion në rrugë manuale, por do të ketë në dispozicion në këtë Zyrë kompjuterin dhe vetëm duke paraqitur emrin e të dhënat e gjendjes civile, mund të verifikojë gjithë ecurinë e dosjes si ç'farë dokumentash ka depozituar, cila është masa e përfitimit, çfare pengesash mund të jenë hasur gjatë shqyrtimit të saj, etj. Nga ana tjetër, përmes kësaj Zyre autoritetet do të verifikojnë ecurinë dhe gjithë procesin si dhe se sa zbatohen kërkesat sipas ligjit përkatës dhe vendimeve të qeverisë. "Do të kemi një vendim qeverie që i jep prioritet atyre ish- të përndjekurve që janë ende gjallë, pa haruar pjesën tjeter të familjarëve që përfitojnë dëmshpërblim", tha ministri Nishani. Kreu i ministrisë së Drejtësisë pohoi se po punohet në mënyre intensive edhe për të trajtuar me akte të tjera problematikat që janë hasur gjatë zbatimit të ligjit, kryesisht ankesat e ardhura nga aplikuesit për dëmshpërmbilim. Zyra e regjistrit Dixhital disponon disa kompjutera, të cilat do të jenë në shërbim të ish të perndjekurve politikë, të cilët do të mund të marrin direkt çdo informacion mbi ecurinë e trajtimit të kërkesave të tyre për dëmshpërblimin e ofruar nga Qeveria. Në regjistrin dixhital është hedhur informacioni për rreth 20.500 dosje, që janë në procesin e trajtimit nga autoritetet. Para se të dixhitalizohej proçesi i dokumentacionit për çdo dosje të të përndjekurve politikë, persona të caktuar nga Ministria e Drejtësisë, u përgjigjeshin të interesuarve për ecurinë e shqyrtimit të dosjeve personale, mungesat, apo shtesat që duheshin bërë në to.Që nga sot, ky proçes do të bëhet përmes Arkivit dixhital, që u përurua sot./a.m//n.m/
KOMENTE