English

Nju Jork - Ndalohet Një Avion Me Një Person Të Dyshimtë Në Bord

NJU JORK, 6 maj /ATSH-ANSA/ - Një avion i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndaluar në pistën e një aeroporti në Nju Jork pasi në bord ndodhej një pasagjer emri i të cilit rezulton në listën e personave që nuk lejohet të fluturojnë, njoftoi "Breaking News Service", një shërbim që monitoron veprimtaritë e policisë. Ky incident pason arrestimin e dy ditëve më parë të atentatorit të Times Square në bordin e një avioni të Emirateve që nisej nga i njëjti aeroport. /e.v/
KOMENTE