Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama, ja një tjetër akt mizor me grevistët e urisë
English

PD: Edi Rama, ja një tjetër akt mizor me grevistët e urisë

Tiranë, 6 Maj 2010 NOA – Partia Demokratike akuzoi sot kreun e PS, Edi Rama se ai, “në një akt të ri mizor, pasi ka mbyllur në burg në mes të bulevardit deputetë dhe militantë të partisë së tij, pasi ka mbyllur në burg nëna me fëmijë të vegjël

nuk lejon autoritetet zyrtare shëndetësore të hyjnë në çadra dhe të asistojnë grevistët e urisë për shëndetin e tyre”.

Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, tha për mediat se Edi Rama, “këtë proces ia ka besuar militantëve fanatikë të Partisë Socialiste, të cilët fshehin sipas urdhrave të Ramës çdo problematikë shëndetësore të grevistëve”.

Sipas PD, ky akt i shëmtuar dhe i paprecedent edhe në burgjet e diktaturave më të egra, dëshmon qartë edhe një herë se çfarë janë të aftë të bëjnë Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci dhe pinjollët e tjerë të bllokut me qeniet njerëzore”.

Zëdhënësja e PD citoi se “në burgun e urisë, sipas lajmeve që vijnë nga çadrat ka edhe individë të sëmurë me diabet sheqeri, me sëmundje veshkash, me sëmundje të rënda deri në epilepsi apo ulcera stomaku, sëmundje të cilat në kushtet ku Rama i ka burgosur ata kërcënojnë rëndë jetën e tyre”. Në këtë pikë ka mbërritur apeli nga Partia Demokratike e cila thotë se i kërkon Edi Ramës dhe Gramoz Rucit “të lejojnë urgjentisht autoritetet zyrtare shëndetësore të bëjnë kontrollin e gjendjes shëndetësore të grevistëve dhe ju rikujton atyre se këta njerëz janë viktimat e tij, por jo kavje që ai të mund t’i trajtojë si plaçka personale”.

r.n/NOA

Më shumë lajme mbi këto zhvillime

KOMENTE