English

Prefektura: Kryebashkiaku Rama Të Zhbllokojë Bulevardin "Dëshmorët E Kombit"

TIRANË, 6 Maj/ATSH/.- Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja përmes një shkrese zyrtare i kërkoi sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të ndërhyjë për zhbllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve në këtë arterie kaq të rëndësishme për kryeqytetin. Duke i shprehur shqetësimin qytetar lidhur me gjendjen e rënduar të trafikut ditët e fundit, si pasojë e bllokimit të bulevardit nga greva e urisë e deputetëve të PS-së, prefekti Kruja kërkon "zhbllokimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor për kryeqytetin". Në shkresën e tij, Kruja i referohet informacioneve të Policisë së qarkut Tiranë, sipas të cilave protesta e PS-së në këtë bulevard po zhvillohet në kundërshtim me ligjin "Për tubimet"./a.s//n.m/
KOMENTE