Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh - 30 Vjet Pas Titos, Nostalgjia Për Një Botë Të Humbur, Jugosllavinë
English

Reportazh - 30 Vjet Pas Titos, Nostalgjia Për Një Botë Të Humbur, Jugosllavinë

SUBOTICË (Serbi), 6 maj /ATSH-AFP/ - Tridhjetë vjet pas vdekjes së Titos, nostalgjia për Jugosllavinë është ende e pandryshuar tek Blasko Gabriç i cili udhëheq vizitorët nëpër "Yugoland parc", në Suboticë, Serbi, kontribut modest në kujtim të asaj që për të ishte "parajsa në tokë". Flamuri i dikurshëm i Jugosllavisë, me vijat horizontale blu, bardhë e kuq dhe me një yll të kuq në mes, valëvitet në hyrje. Disa parrulla u thurrin lavde ngjarjeve dhe jetës në kohën e Titos, i cili drejtoi Federatën Jugosllave pa ndërprerje që prej vitit 1945 e deri sa vdiq, më 4 maj 1980. U bënë gjashtë vjet që Blasko Gabriç i përdor tokat e tij vetëm për këtë projekt, ende të papërfunduar, por ky burrë 67 vjeç mbetet i pathyeshëm në vullnetin e tij për të ngritur lart një botë të humbur dhe që atij i dukej e pashoqe. "Punëtorët tanë mund të udhëtonin gjatë pushimeve të dimrit ose të verës. Arsimi ishte falas, psherëtin ai përpara gazetarit të AFP-së. "Sot pronarët e uzinave i marrin të gjitha fitimet për vete dhe ne paguajmë për gjithçka", vazhdon ai. Blasko Gabriç nuk pushon së foluri për meritat e Jugosllavisë që, sidoqoftë, nuk mbijetoi pas vdekjes së diktatorit komunist. Që në fillim të viteve 90, ish-federata u përfshi në konflikte të përgjakshme dhe uniteti i Jugosllavisë u shkatërrua nën presionin e pasioneve nacionaliste. E para që u shkëput nga Jugosllavia ishte Sllovenia, më tej Kroacia, Bosnja, ndërsa Mali i Zi u nda prej Serbisë disa vite më vonë dhe prej kësaj të fundit u shkëput edhe Kosova, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas historianëve, nostalgjia për Federatën Jugosllave, ende e ndjeshme në Ballkan, shpjegohet pjesërisht me tragjeditë e tmerrshme që ndodhën më pas. "Kulti i Titos shpjegohet me dështimin e politikës dhe të shtetit jugosllav pas tij dhe përshtypja e rënies së vazhdueshme" u ndje nga shumë vetë pas vdekjes së tij", thotë historiani serb Predrag Markoviç. Por, sipas tij, nostalgjia për ish-Jugosllavinë është ndryshe nga ajo që mund të vërejmë tek disa breza në ish-vendet komuniste, të cilët ndjejnë keqardhje për kohëra më të thjeshta kur të gjithë ishin të sigurt se do të kishin një punë. "Ajo që u mungon këtyre njerëzve është fakti që nuk janë më një vend i madh i respektuar. Reputacioni i Jugosllavisë ishte në mënyrë të paimagjinueshme më i madh se ai i të gjitha vendeve që dolën prej saj", shpjegon Markoviç. Delegacione të shumtë të ardhur nga të katër cepat e ish-Jugosllavisë vijnë me radhë në Muzeun e historisë jugosllave në Beograd, ku ndodhet varri i Titos, ditën e përvjetorit të vdekjes së tij. Në Slloveni, jo rrallë shihen të rinj që mbajnë bluza sportive dhe stampa në kujtim të ish-diktatorit. Në Kroaci dhe në Bosnje, janë krijuar dhjetëra organizata për të ruajtur kujtimin e tij. Çdo vit, mijëra simpatizantë mblidhen në fshatin e tij të lindjes, Kumrovec, në Kroaci, ditën e përvjetorit të vdekjes së tij. Dhe më tej shumë veta nuk e gjejnë më veten në këto shtete të reja të dala nga ish-Jugosllavia, pasi një kuadër shumë i ngushtë nuk pasqyron për ta kompleksitetin e origjinave të tyre. "Babai im është një serb i Kosovës, nëna është maqedonase. Gjyshi ishte kroat. Nëse më pyesni për kombësinë, do t'ju thosha se jam ballkanas dhe më konkretisht, jam jugosllav dhe askush nuk mund të më privojë nga kjo", komenton Ljubomir Gjorgjeviç, gazetar në pension. Gjorgjeviç dëshiron që regjistrimi i ardhshëm i Serbisë të përmendë kombësinë jugosllave. Por, ai buzëqesh, pa iluzione. "Ne e dimë se nuk do të ketë një Jugosllavi të re. Mënyra më e thjeshtë për të na bërë të jetojmë së bashku, është të mblidhemi të gjithë në Bashkimin Evropian". /I.Pu. a.jor.
KOMENTE