Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Risite E Shqiperise Ne Expo Shangai 2010
English

Risite E Shqiperise Ne "Expo Shangai 2010"

TIRANE, 6 Maj, ATSH/-Vlerat ekonomike dhe risitë kulturore të Shqipërisë, rezultuan të suksesshme në Ditën Kombëtare të Shqipërisë për 6 orë, që u organizua të mërkurën në Panairin "Expo Shangai 2010", që po zhvillohet në Kinë nga 1 maj deri në 31 tetor. Nën përkujdesjen e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, një delegacion shqiptar, i kryesuar nga ministri i Bujqësisë, Genc Ruli mori pjesë në Ditën Kombëtare të Shqipërisë në "Expo Shangai 2010". Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli diskutoi me zv.komisionerin e Expo Shangai 2010, Wo Jiuhong për hapësira të reja bashkëpunimi mes dy vendeve, bëjnë të ditur burimet zyrtare të METE-s. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli pasi vlerësoi marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kinës, bëri një prezantim të situatës ekonomike të vendit tonë dhe reformave që ka ndërmarrë e po ndërmerr qeveria shqiptare për ta kthyer Shqipërinë në një vend lider ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ruli ndërsa theksoi faktin se prej disa vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike të vazhdueshme, në një kohë që e gjithë bota u prek nga efektet e krizës ekonomike globale, tha se Shqipëria paraqet një potencial për investitorët kinezë dhe përmendi disa sektorë, si energjetikën, mineralet, turizmin, agrikulturën, etj. "Sektori energjetik paraqet shumë interes, pasi vetëm 1/3 e potencialit energjetik ujor është duke u përdorur, ç'ka paraqet mundësi të mëdha për investime", u shpreh z. Ruli. Gjithashtu duke theksuar faktin se se Shqipëria është e pasur në minerale, ftoi kompanitë kineze të investojnë në këtë fushë. Ministri i Bujqësisë, Ruli veçoi faktin se qeveria shqiptare ka ndërmarrë shumë reforma në kuadër të nxitjes së investimeve të huaja në Shqipëri, duke përmendur regjimin e ulët të taksave dhe mbrojtjen e posaçme për investitorët e huaj dhe ftoi investitorët kinezë që të investojnë në Shqipëri në këta sektorë, duke vërejtur se Expo Shangai 2010 është një reflektim i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës. Zv.komisioneri z. Wo Jiuhong u ndal në marrëdhëniet e hershme të Kinës me Shqipërinë, të cilat i konsideroi shumë të mira si dhe për bashkëpunimin ne të ardhmen. Sipas tij, ky bashkëpunim, duhet të zgjerohet akoma më tej në fusha të ndryshme dhe që paraqesin interes për të dyja palët. Zv.komisioneri shprehu interesin e madh të shumë kompanive kineze për të vazhduar investimet në Shqipëri. Ceremonia e Ditës Kombëtare të Shqipërisë vijoi me ngritjen e flamurit shqiptar, ndërsa në sallë ndodheshin më shumë se 1000 përfaqësues të kompanive të biznesit kineze dhe nga vende të ndryshme të botës. Vend i veçantë në këtë ceremoni zuri performanca e ansamblit shqiptar, e cila u vlerësua se tepërmi dhe u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme dhe me ngritjen e flamujve në duart e shumë pjesëmarrësve. Panairi "Expo Shangai 2010", që ka nisur në 1 maj dhe do të zgjasë deri në 31 tetor 2010, synon tërheqjen e shteteve dhe njerëzve nga mbarë bota me temën "Better City, Better Life", ku pjesëmarrësit do të shkëmbejnë eksperiencat për zhvillimin urban, të ndajnë idetë e avancuara mbi qytetin dhe të eksplorojnë arritjet e reja rreth habitatit, mënyrën e jetesës dhe punës në shekullin e ri. Ky Panair i një rëndësie tepër të madhe, që zhvillohet në një nga qytetet më të zhvilluara të Kinës dhe botës ku marrin pjesë kompani dhe biznese nga shumë vende, shërben si një mundësi tepër e mirë ku çdo vend mund të paraqesë hapësirat e veta për investime./e.xh/ /s.s./
KOMENTE