Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Të Njohim Europën përmes Librit”, ministria promovon leximin
English

“Të Njohim Europën përmes Librit”, ministria promovon leximin

Tiranë, 6 maj, NOA - “Të Njohim Europën Përmes Librit” ka qenë aktiviteti i zhvilluar sot në Pallatin e Kulturës në Durrës nga Drejtoria e Politikave Rinore në bashkëpunim me Drejtorinë e Librit, me qëllim promovimin e leximit për të rinjtë, në kuadrin e javës Evropiane, si dhe 60-vjetorit të Komisionit Europian.

“Synimi i këtyre aktiviteteve është edukimi i të rinjve mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarisë demokratike, si një proces shumë i rëndësishëm në integrimin e shoqërisë shqiptare drejt standardeve të demokracive të vendeve të zhvilluara evropiane”, bëjnë me dijeni organizatorët e këtij aktiviteti.

Ndërkaq, në kuadër të këtij aktiviteti u realizua takimi i të rinjve dhe mësuesve me ministrin e Kulturës Ferdinand Xhaferri, studiuesin dhe botuesin Ndriçim Kulla mbi sensibilizimin e të rinjve mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë, promovimit të librit si një instrument që ndikon në zhvillimin dhe fitimin e lirisë individuale ku kërkojmë të arrimë një impakt shumë pozitiv në zhvillimin e qytetarisë demokratike dhe përfshirjen aktive të të rinjve në shoqëri dhe në vendimmarrje.

n.e/NOA

KOMENTE