English

Tirana Dhe Kosova, Bashkëpunim Në Fushën E Kulturës

TIRANË, 6 Maj/ ATSH/- Një delegacion nga Kosova i kryesuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lutfi Haziri, viziton sot Tiranën, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës. Zyra e shtypit e MTKRS, njoftoi ATSH-në se, "në orën 15:30 do të zhvillohet një takim në MTKRS me drejtues të disa institucioneve mbi inicimin e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta konkrete në fushat përkatëse". Ndërsa nesër, (e premte) në orën 09:30 do të zhvillohet një takim zyrtar me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj gjatë të cilit do të nënshkruhet programi i bashkëpunimit kulturor për vitet 2010-2012. /s.d/f.n/
KOMENTE