English

Tiranë, Grabitet Filiali I Tirana Bank Në Autostradën Tiranë-Durrës

ËS TIRANË, 6 Maj/ATSH-Mira Shkurta/. - Persona të armatosur grabitën sot paradite filialin e "Tirana Bank" në rrugën dytësore në autostradën Tiranë- Durrës. Zëdhënësja e Policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, konfirmoi sot për ATSH-në se "ngjarja ndodhi në rrugën dytësore në autostradën Tiranë Durrës, kur dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, grabitën filialin e kësaj banke". Sipas grupit hetimor të mbërritur në vendngjarje, ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të grabitësve, të cilët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur./s.s./
KOMENTE