Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Reformat Në Arsim, Në Përshtatje Me Tregun E Punës
English

Berisha: Reformat Në Arsim, Në Përshtatje Me Tregun E Punës

TIRANE, 7 Maj/ATSH, Erla Gjikolli/.-"Reformat e thella që po ndërmerren në arsim, synojnë përshatjen me kërkesat e tregut të punës, i cili ka nevoja të mëdha për specialistë", tha sot Kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e diplomimit të 70 studentëve në studimet master nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat (ISSAT). Duke i përgëzuar të sapodiplomuarit në Studime Evropiane dhe Diplomaci, Menaxhim Biznesi, Menaxhim Shëndetësor, E Drejta Ndërkombëtare, Financë-Kontabilitet, Psikologji Sociale dhe e Komunikimit, Kryeministri Berisha vlerësoi se, "këto degë janë nga më të rëndësishmet e vendit". Sipas Berishës, "Masterat e ISSAT përbëjnë një model për institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe ky model qëndron në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën akademike me universitete të Mastritit, Brukselit dhe Parisit". Ky model, tha Kryeminisri duhet të zhvillohet në të gjitha universitetet e vendit, me qëllimin e vetëm të rritjes së cilësisë. Në vijim të zbatimit të reformave ambicioze në arsimin e lartë, qeveria përcaktoi javën e kaluar TOEFL-in si kusht për master. "Ky përcaktim është pritur mirë dhe është një hap i domosdoshëm, pasi përputhet me kapacitetet intelektuale të studentëve të vendit", vijoi Berisha, duke shtuar se anglishtja është gjuha e projektit më të madh të integrimit të vendit në BE dhe NATO. Në këtë sens, Kryeministri theksoi se "Qeveria ka prioritet vijimin e reformave të thella". "Nuk ka reformë më të rëndësishme dhe investim më jetik për ndërtimin e të ardhmes për kombin se arsimi", tha Berisha, duke garantuar angazhimin e qeverisë në zgjerimin dhe rritjen e cilësisë në arsim. Për këtë qëllim, një grup i gjërë drejtuesish dhe specialistësh po punojnë për një model të ri financimi të Institucioneve të Arsimit të Lartë, po studiohen sistemet më të mira, me qëllim dyfishimin e burimeve financiare për arsimin, bëri të ditur kryeministri Berisha. "Do të bëjmë çdo përpjekje për të nxitur kërkimin shkencor, si plazma që konsolidon të gjithë sistemi e arsimit", deklaroi Berisha. Nisur nga fakti se tregu i punës, ka kërkesa të mëdha për specialistë, kryeministri Berisha tha se "edhe arsimi duhet t'i përshtatet kërkesave të tij". Duke theksuar rëndësinë e specialistëve në administratën publike, Berisha garantoi se "do të marrë çdo masë për të diferencuar në sesin pozitiv dhe vlerësuar meritën e punonjësve, por edhe duke mbështetur ambicjet e tyre". Në ceremoninë e diplomimit të specialistëve të parë nga ISSAT ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit, nga trupi diplomatik dhe stafi akademik. Dy ditë më parë Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në diplomimin e 160 studentëve të Fakultetit të Teknologjise së Informacionit, ku siguroi se "qeveria do mbështesë çdo përpjekje që të realizohet sa më shpejtë një ëndërr e vërtetë kombëtare, Shqipëria dixhitale"./n.m/
KOMENTE