Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani E Madhe - Zgjedhje - Rezultatet Përfundimtare, Konservatorët Fitojnë Me 306 Vende
English

Britani E Madhe - Zgjedhje - Rezultatet Përfundimtare, Konservatorët Fitojnë Me 306 Vende

LONDËR, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Sipas rezultateve përfundimtare, pas numërimit të votave në të gjitha zonat ku u votua, partia konservatore i fitoi zgjedhjet e djeshme në Britaninë e Madhe duke marrë 306 vende në parlament, por pa arritur shumicën absolute për të cilën janë të nevojshme 326 vende nga 650 që ka parlamenti. Më pas vjen partia laburiste me 258 vende dhe ajo liberaldemokrate me 57 vende. Ndërsa partitë e vogla së bashku kanë marrë 28 vende. Zonat e numëruara janë 649 nga 650, sepse në zonën "Thirsk and Malton" të Yorkshire votimi i shty për në datë 27 maj për shkak të vdekjes së kandidatit të partisë Ukip, në mënyrë për t'i dhënë kohë partisë që të caktojë një tjetër kandidat. /e.v/
KOMENTE