English

Elbasan: Në Gjurmët E Traditës, Me Këngë, Valle Dhe Lojra

ELBASAN, 7 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/.- Shkollat 9-vjeçare të Elbasanit organizuan të premten festivalin folklorik "Në gjurmët e traditës". Nxënësit e 10 shkollave interpretuan këngë, valle popullore dhe lojra të ndryshme, të veshur me veshjet karakteristike të zonës së Elbasanit. "Festivali synon të shpalosë vlerat folklorike të qytetit të Elbasanit," tha kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. Festivali u organizua nën kujdesin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit si dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Elbasan./ch/
KOMENTE