Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Çelet Panairi I Dytë I Agrobiznesit
English

Fier: Çelet Panairi I Dytë I Agrobiznesit

FIER, 7 maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Rreth 200 biznese morën pjesë në panairin e agrobiznesit që u hap të enjten në mbrëmje në Fier, me synim prezantimin e prodhimeve të tyre dhe zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit mes tyre. "Në panairin e 2-të të agrobiznesit marrin pjesë rreth 200 biznese të cilat operojnë në fushë e bujqësisë, blegtorisë dhe agrobiznesit. Do të marrin pjesë edhe përfaqsues nga qarqet Berat dhe Vlorë," drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjesë së Konsumatorit, Frederik Çuko. "Shpresojmë të gjallërojë sektorin bujqësor dhe blegtoral dhe t'u japim mundësinë qytetarëve fierakë të kenë sa më afër fermat prodhuese të produkteve blegtorale," tha ai. Sipas tij, panairi është një mundësi e mirë për të vendosur kontakt mes prodhuesve dhe të gjithë subjekteve. Qarku i Fierit ka rreth 17,5 për qind të sipërfaqes së tokës së punueshme në shkallë vëndi dhe eksporton prodhime bujqësore si në vendet fqinj ashtu dhe në vëndet e Bashkimit Evropian./ch/
KOMENTE