Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Futboll/ Kombëtaret U-19, Mali I Zi- Shqipëri 0-0
English

Futboll/ Kombëtaret U-19, Mali I Zi- Shqipëri 0-0

SHKODËR, 7 Maj/ATSH-G. Marku/- Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 barazoi dje në mbrëmje në Podgoricë (Mali i Zi) ndaj bashkëmoshatarëve të tyre malazezë, në një takim miqësor në kuadrin e përgatitjeve për takimet eliminatore të Kampionatit Europian për U-19. Kombëtarja shqiptare U-19 demonstroi një futboll të pëlqyeshëm, duke e dominuar takimin, gjë të cilën e dëshmojnë edhe rastet e shumta dhe të pastra për shënim nga ana e kuqezinjve shqiptarë. Duke e krahasuar me ndeshjen e parë miqësore, të luajtur disa ditë më parë në "Loro Boriçi" në Shkodër, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3 me 2, skuadra jonë kombëtare demonstroi në fushën e lojës një nivel shumë më të mirë. Edhe pse ndeshja luhej në Podgoricë, kombëtarja e Shqipërisë ishte shumë e lirshme në veprime, duke e dominuar plotësisht takimin, të cilin me pak kujdes duhet ta fitonte. Në një prononcim për ATSH-në pas ndeshjes në Podgoricë, trajneri i kombëtares shqiptare, Ramadan Shehu, tha se "përbërja e ekipit tonë, krahas atyre që luajnë në kampionatin shqiptar, është me futbollistë shqiptarë që aktivizohen në kampionatet e Italisë, Greqisë, Gjermanisë, Maqedonisë, etj, dhe me përkujdesjen që po tregon Federata Shqiptare e Futbollit, duke mundësuar grumbullimet e saj, siç është edhe ky i fundit në Ulqin, i ka dhënë mundësi atyre që të njihen më shumë me lojën e njëri-tjetrit, gjë që po jep rezultatet e duhura në fushën e lojës". Takimin e ndoqi edhe presidenti i Federatës së Futbollit malazez, Dejan Saviçeviç, një nga futbollistët e shquar të viteve '90 të shekullit të kaluar, i cili përcolli vlerësime shumë pozitive për futbollistët e kombëtares shqiptare./s.s./
KOMENTE