English

Haziri-Topit:Bashkëpunimi Kulturor Me Shqipërinë, I Rëndësishëm Për Kosovën

TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Lutfi Haziri, tha të premten, gjatë një takimi në Tiranë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e kulturës është një ndër shtyllat më të rëndësishme në themelet e shtetit të ri të Kosovës, por dhe një ndër pikat ku dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi vuri në dukje mbështetjen e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të tij për Kosovën në përballimin me sukses të të gjitha sfidave të së sotmes dhe të ardhmes. Ndërsa ministri Haziri çmoi se bashkëpunimi kulturor dypalësh i shërben të ardhmes evropiane të rinisë shqiptare. Në takim ishin të pranishëm zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Nikollë Lesi dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pulaj./a.s/s.s./
KOMENTE