Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama: Hetimi i zyrtarëve, mjaft i vështirë
English

Ina Rama: Hetimi i zyrtarëve, mjaft i vështirë

Tiranë, 7 maj, NOA – Prokuroria shqiptare përballet me pengesa në hetimin e zyrtarëve dhe ajo e ka të nevojshme kapërcimin e tyre.

Një fakt të tillë e ka theksuar kryeprokurorja Ina Rama, në fjalimin e saj mbajtur gjatë ceremonisë së 1-vjetorit të krijimit të Task-Forcave për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në gjashtë zyra të rëndësishme të prokurorive në vend.

“Është relativisht një kohë e shkurtër ajo gjatë së cilës njësitë kanë filluar të funksionojnë realisht, por referuar statistikave shohim të dhëna shumë premtuese për shkak të punës së tyre. Që nga krijimi i tyre në vitin që shkoi janë rritur rastet e hetuara për veprat penale të cilat janë në kompetencë të njësive të përbashkëta”, tha më pas ajo.

Rama tha më tej se “vihet re në mënyrë të veçantë një rritje e numrit të kallëzimeve të depozituara nga shtetasit për veprat penale kryesisht me natyrë korruptive”.

“Të gjithë e dimë që ndërtimi i një procesi penal ndaj një zyrtari të korruptuar apo ndaj një biznesi të rëndësishëm është një proces jo i lehtë, së pari për shkak të specifikave të hetimit të këtyre lloj veprash penale dhe së dyti, për shkak të peshës së personave apo interesave të prekura nga hetimi”, shtoi më tej kryeprokurorja Ina Rama.

Duke shtuar se detyra e prokurorisë mbetet superimi i këtyre pengesave, duke e konsideruar të gjithë punën në këtë drejtim si një sfidë.

n.e/NOA

KOMENTE