Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistani I Kërkon Bjellorusisë Ekstradimin E Presidentit Të Përmbysur Bakiev
English

Kirgistani I Kërkon Bjellorusisë Ekstradimin E Presidentit Të Përmbysur Bakiev

BISHKEK, 7 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria e përkohshme e Kirgistanit njoftoi sot se i ka kërkuar zyrtarisht Bjellorusisë ekstradimin e presidentit të përmbysur Kurmanbek Bakiev, i cili qëndron në arrati pas kryengritjes popullore të përgjakshme në fillim të prillit. "Prokurori i përgjithshëm i Kirgistanit i dërgoi më 6 maj prokurorit të përgjithshëm të Bjellorusisë një kërkesë për ekstradimin e Bakievit", deklaroi nënkryetari i qeverisë së përkohshme kirgize, Azimbek Beknazarov. Në fillim të javës, autoritetet kirgize kanë njoftuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të Bakievit, i akuzuar për vrasje dhe kanë premtuar dhënien e një shpërblimi prej 100 000 dollarësh (75 000 euro) për informacione që mund të çojnë në arrestimin e presidentit të përmbysur dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Kurmanbek Bakiev u largua nga vendi pas përleshjeve të përgjakshme mes policisë dhe manifesttuesve që shkaktuan rreth 90 të vdekur më 8 prill në Bishkek, pas të cilave opozita mori pushtetin në këtë vend të varfër të Azisë Qendrore. /I.Pu.
KOMENTE