English

KLD përzgjedh emrat për gjykatës në vendet vakante, ia kalon Presidentit

Tiranë, 7 maj, NOA - Në mbledhjen e tij të sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me votim të hapur, vendosi të plotësojë vendet vakante të shpallura në gjykatat e Apelit Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Kështu, në gjykatën e Apelit Tiranë, nga 87 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim, pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme:

1. Artan Broci

2. Astrit Haxhialushi

3. Genti Shala

4. Gramoz Levanaj

5. Ridvan Hado

Gjithashtu, vendosi të transferojë në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme:

1. Edlira Petri

2. Shkëlqim Miri

3. Valdete Hoxha.

Ndërsa në gjykatën e Apelit Durrës, nga 43 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, Kliton Spahiu.

Nga ana tjetër, KLD vendosi të transferojë në këtë gjykatë, kandidaturat e mëposhtme:

1. Izet Dushaj

2. Petraq Dhimitri.

Në gjykatën e Apelit Vlorë, nga 22 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozoj Presidentit të Republikës për dekretim pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme:

1. Andi Civici

2. Hysen Saliko

3. Skënder Damini.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të transferojë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër Musa Halili, ndërsa pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Ylli Minka.

Të dy këta gjyqtarë, për efekt të suprimimit nga ligji të Gjykatës së Apelit Ushtarak, ishin në pritje të risistemimit të tyre pranë gjykatave.

n.e/NOA

KOMENTE