English

Kriza - Qeveria Spanjolle Aprovon Borxhin Që Do T'I Jepet Greqisë

MADRID, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Qeveria spanjolle ka aprovuar sot formalisht dekretin që autorizon pjesëmarrjen e Madridit në planin e ndihmave BE-FMN për Greqinë, njoftoi sot zëvendëskryeministrja, Maria Teresa de la Vega. Dekreti i aprovuar nga ekzekutivi i kryeministrit socialist Jose' Luis Zapatero parashikon një kontribut prej 9.794 miliardë euro në paketën me 110 miliardë euro për një periudhë trevjeçare. Miratimi i dekretit nga parlamenti spanjoll pritet të mos shfaqë probleme, pasi disa ditë më parë, ndihma për Greqinë ka marrë edhe mbështetjen e liderit të opozitës spanjolle, kryetari i partisë Popullore, Mariano Rajoy. /e.v/
KOMENTE