Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Administrata publike, ka nevojë për investime
English

Kryeministri: Administrata publike, ka nevojë për investime

Tiranë, 7 maj, NOA – Investimi në administratë është shumë i rëndësishëm dhe qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar stimuj dhe bonuse të ndryshme për ata që janë shkolluar në Perëndim dhe punojnë në administratën publike.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia ka bërë me dije ministres kosovare të Administratës Publike, Edita Tahiri, të cilës i ka thënë gjithashtu se “administrata publike është e një rëndësie të veçantë për konsolidimin e shtetit dhe zhvillimin e shpejtë të një vendi”.

Nga ana e saj, Tahiri vlerësoi progresin që ka arritur Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Berisha, si anëtarësimi në NATO, proceset integruese evropiane, ndërtimi i rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, duke e quajtur ‘aorta e kombit’ etj.

Më pas, ajo evidentoi defektet nga e kaluara të administratës publike e domosdoshmërinë e rritjes së profesionalizmit, për të ndërtuar një filozofi të re në vendosjen e raporteve të drejta midis qeverisë dhe qytetarëve.

Në kuadrin e bashkëpunimit, kryeministri u shpreh se qeveria e Shqipërisë do të japë mbështetje të plotë edhe për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, duke qenë se në këtë drejtim ëhstë krijuar një përvojë shumë e vlefshme.

“Ju garantoj se mbështetja jonë do të jetë e pakursyer, pasi na duhet bashkërisht zhvillimi ekonomik dhe integrimi global”, tha kryeministri lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE