Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur Shkrep Nuvolari , Ekspozitë Në Gka
English

"Kur Shkrep Nuvolari", Ekspozitë Në Gka

TIRANË, 7 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Një ekspozitë fotografike, kushtuar jetës dhe sipërmarrjeve të kampionit dhe automobilistik dhe motociklistik, Tazio Nuvolarit është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Në kuadër të sezonit të madh të aktiviteteve të organizuara nga Ambasada Italiane në Tiranë , "Shqipëria dhe Italia, dy popuj, një det, në miqësi", ekspozita "Kur Shkrep Nuvolari", rindërton karrierën sportive të Nuvolarit përmes fotografive të shkepura prej tij. Kjo ekspozite fotografike me rreth 2000 fotografi është e pasuruar dhe me dy makina të asaj periudhe, që më shumë se tregimin e jetës sportive të këtij piloti, sjell për publikun shqiptar pasionin e tij të madh për fotografinë e viteve 30` dhe 40`, duke përjetuar momente të rëndësishme sportive të asaj kohe. Disa prej fotografive të ekspozuara i përkasin fundit të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të XX-të, por pjesa më e madhe e 2575 fotografive të gjetura janë realizuar mes viteve 30-të dhe 40-të. Pamjet tregojnë se Nuvolari kishte interes për të gjitha llojet e fotografisë, që nga portreti tek reportazhi, nga stili i jetës tek arkitektura, nga peizazhi tek eksperimentimi, duke ju referuar regjistrave të ndryshmë gjuhësorë, nga futurizmi, tek piktura metafizike, surrealiste, gjuhës së Bauhaus-it dhe fotografisë së reportazhit. Por një karakteristikë stilistikore dallon gjithsesi tek të gjitha fotografitë e Nuvolarit, sekuenca. Si në rastin kur fotografon një peizazh, gruan, fëmijët, makinat ose garat automobilistike, fluturimin e avionëve, një motoskaf ose një varkë me vela, vëmendja fokusohet gjithmonë në temën e "shpejtësisë". Nuvolari e dinte shumë mirë që fotografia fikson çastin dhe eliminon lëvizjen. Por, nëse në imazhe të shumta inkuadron sfondin dhe shkrep psh. momentin e kalimit të makinës për të krijuar efektin e lëvizjes, shpejtësisë, në shumë të tjera dinamizmi arrihet falë vijueshmërisë së shpejtë të shkrepjeve në sekuencë. Tazio Nuvolari lindi në 16 Nëntor 1892 në qytezën Castel d`Ario (Itali) dhe vdiq në qytetin e Mantovës në 11 Gusht 1953. Në moshën 28 vjeçare, filloi karrierën si profesionist në fushën e garave të motorëve për të kaluar më pas në pistat dhe rrugët e vështira të garave me makina të kohës. Tazio Nuvolari, pilot i jashtëzakonshëm i garave të shpejtësisë së lartë mori pjesë në 353 gara, 124 prej të cilave ishin gara për motorë dhe 229 gara automobilistike. Në rrjedhën e karrierës, arriti rezultat mbresëlënës, duke realizuar 107 fitore absolute dhe 77 klasifikime në pozicione të rëndësishme. Në 100 gara realizoi xhiron më të shpejtë. Ka qenë 7 herë kampion Italian, ka fituar 5 herë tituj ndërkombëtarë të shpejtësisë së lartë, duke vendosur ndër të tjera, edhe rekordin botëror të shpejtësisë në vitin 1935 me 330,2 kilometra në orë, që për makinat e asaj kohe, ishte ngjarje e pa imagjinueshme. Ekspozita "Kur Shkrep Nuvolari", u cel zyrtarisht në GKA në praninë e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentit të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini dhe do të qëndroje e hapur deri në 30 Maj./n.m/
KOMENTE