Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Rrethet - Kronikë - 7 Maj 2010
English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - Kronikë - 7 Maj 2010

* Inxhinieri i naftës humb jetën, helmohet nga gazi FIER - Një inxhier nafte ka humbur jetën premten si pasojë e një shpërthimi të gazit sulfuror në një pus nafte në fshatin Bubullimë, Fier. Dhimo Gjeci, punonjë i ALBPETROL, kryesonte grupin e punës për ndalimin e rrjedhjes së gazit në këtë pus. Avujt e gazit kanë sjellë dhe asfiksimin e tij dhe të dy punonjësve të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes./rr.isufaj/ch/ * Arrestohen katër persona, për trafik të qenieve njerëzore ELBASAN - Policia ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen për veprën penale "ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit". Sipas policisë, Florian Berberaj, nga Fieri, Gerald Ruçi, nga Berati, Ardjan Berberaj si edhe Leonard Binjaku, nga Patosi, bashkëpunonin për trafikimin e qenieve njerëzore drejt Greqisë, kundrejt shumës prej 1500 Euro për person./m.sadiku/ch/ * Arrestohet 17 vjeçari, i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë ELBASAN - Një 17 vjeçar është arrestuar të premten, pasi akuzohet për veprën penale "plagosje e rëndë me dashje". Sipas policisë, A.D, banues në Librazhd, ka qenë person i shpallur në kërkim dhe arrestimi i tij u bë në bazë të urdhërit të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Elbasan./m.sadiku/ch/ * Plagos bashkëqytetarin, arrestohet 27 vjeçari ELBASAN - Një 27 vjeçar është arrestuar të premten, pasi akuzohet për veprën penale "plagosje e rëndë me dashje". Sipas policisë, "arrestimi i 27 vjeçarit Besnik Kurti, nga Librazhdi, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjete të forta bashkëqytetarin e tij A.D, 19 vjeç. I dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan, por duke parë gjendjen e tij tepër të rënduar është dërguar në spitalin Ushtarak Tiranë./m.sadiku/ch/
KOMENTE