Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lubonja: Psikologjia E Turmës Dhe E Individit, Pervoja Te Hidhura Qe Vijne Nga Kujtesat Historike
English

Lubonja: Psikologjia E Turmës Dhe E Individit, Pervoja Te Hidhura Qe Vijne Nga Kujtesat Historike

TIRANE, 7 Maj/ ATSH, A. Gegvataj/- "Marrëdhënia e turmës me liderin, kur ajo kalon në adhurimin e tij, në gatishmërinë për t'u vetësakrifikuar për të, lidhet me mungesë të theksuar të lirisë së individit, me flustracion të individit, por dhe me mungesë demokracie dhe të personalitetit të një vëndi, se të gjitha këto janë bashkë", kështu shprehet për ATSH-në, në një intervistë publiçisti i njohur, Fatos Lubonja. Lubonja shpjegon hollësisht për ATSH-në, filozofinë e turmës dhe individit,duke rikujtuar ngjarje që edhe pse të ndodhura në shekullin e kaluar, kanë lënë gjurmë të tilla, që shoqëritë demokratike në botë, janë përpjekur me të gjitha mjetet institucionale, të mendimit filozofik, arsimit, kulturës, ekonomisë, etj, t'i lënë pas, për vetë efektet e hidhura dhe tragjike që ato kanë sjellë në shoqëritë ku u zhvilluan. Lubonja shpjegon se, "Për psikologjinë e turmës dhe të individit është shkruar dhe folur shumë herë. Ngjarjet shumë tragjike të shekullit të 20-të, janë shumë të lidhura pikërisht me atë që e quajme "psikologji të turmës", që ndjek një lider deri në marrëzi dhe tragjedi, sikurse dëshmojnë historitë e fashizmit, Hitleri, Musolini, Stalini, etj. Bota në një farë mënyre ka nxjerrë konkluzionet e veta nga këto përvoja. Cili është dëmi kryesor? Dëmi kryesor është ky që po t'i hysh analizës, psikoanalizës së marrëdhënies së një turme me një lider, kur ajo kalon në adhurim ndaj liderit, në gadishmëri për t'u vetësakrifikuar për liderin, kemi të bëjmë me një mungesë lirie te individit, kemi të bëjmë më flustracione të individit, me mungesë demokracie të një vëndi, me mungesë të personalitetit të një vëndi. Te gjitha, këto janë bashkë ". Publicisti i njohur Lubonja shprehet se, " Kjo është një dramë e mirënjohur njerëzore e njeriut, që nga një anë, (flas në nivel të përgjithshëm), ka nevoje për përkatësi për të qënë pjesë e një grupi, për t'i dhënë kuptim jetës për të qënë bashkë, për të ndarë disa vlera, për të ndarë një besim, etj, etj, ç'ka është nevojë njerëzore si qënie sociale, si dhe nevojë njerëzore për të qënë i lirë, që kjo përkatësi mos t'i cënojë lirinë e tij, dmth si individ." "Kjo, -tha Lubonja,- është një dramë e vjetër e njerëzimit që u shfaq në mënyrën më tragjike ndoshta në shek 20-të, kur përkatësia ndaj komunizmit, apo nazizmit u kthye në një fe të tmerrshme që shkatërroi të tjerët, por dhe ata që u futën në këtë përkatësi. " "Në kohët e sotme- shprehet Lubonja- besoj se ky leksion është një farë imuniteti, që kanë njerëzit për të mos ndjekur në mënyrë të verbër cilindo lider. Prandaj dhe demokracitë janë të tilla, që liderat ndërrohen, ka zgjedhje dhe rizgjedhje, ka jo vetëm një palë, por shumë palë që garojnë me njëra-tjetrën, etj, etj." Për t'iu rikthyer këtyre ngjarjeve, tona të fundit në përgjithësi, thotë Lubonja, " them se Shqipëria vuan akoma inercinë e komunizmit. Në njëfarë mënyre, ai që quhet lider karizmatik, (me të cilën kuptojmë një lidër, që ka dashurinë e turmës të pakushtëzuar), ende është prezent në shoqërinë tonë, në psikologjinë tonë dhe e keqja e madhe e këtij raporti, është ky që, vecanërisht në një demokraci të brishtë si kjo e jona, këta lider, që dashurohen në mënyrë të pakushtëzuar nga turma, në një farë mënyre, krijojnë urrejtje në krahun tjetër." Pra, sipas tij , "kemi rastin konkret Berisha - Rama, që janë dy lidera karizmatikë, që duhen nga mbështetësit e tyre dhe urrehen nga të tjerët. Dhe kjo është një nga arsyet e konfliktualitetit, ku ndahen grupet e caktuara që identifikohen me liderin, identifikohen me të vërtetën që mishëron ky lider dhe brënda pastaj këtyre grupimeve fillon konflikti që shpesh herë degjeneron." Cili është dëmi? -pyet Lubonja- duke u shprehur se, " Dëmi është pikërisht ky, që krijohen të tilla situata, ku liderat karizmatikë krijojne urrejtje nga krahu tjetër, krijojnë konfliktin, nuk kemi dialog, nuk kemi dialektikën e racionales së gjërave, por kemi këtë ndeshje emocionale që sjell viktima, mungesë përparimi dhe mungesë lirie për personalitetin tek individët. Psh, tek brezi i ri, çfarë impakti krijon? I riu për nga vetë mosha, që nënkupton edhe nje lloj ndjekje modeli, pra që nënkupton mungesën e përvojës dhe është më i prirur se gjithë të tjerët, për të qënë ushtar i bindur në këtë turmë. Jo rastësisht iu referova rastit të Hitlerit, që eshtë rast ekstrem, por që shpjegon shumë mirë se ata që sakrifikoheshin në mënyrën më totale, ishin pikërisht të rinjtë, që shkonin e vriteshin në emër të Hitlerit pa e ditur se çfarë po bënin. Është e bukur nga një anë që i riu të ketë ca ideale, të identifikohet dhe të luftojë për to. Por nga ana e tjetër, është detyrë e më të rriturve që t'i ndihmojnë që këta të piqen, të bëjnë që këto idelae të jenë sa më fisnike dhe njëkohësisht t'i ndihmojë që të mos jenë ushtarë të bindur, por njerëz me personalitet, që idealet e tyre të fillojnë t'i bëjnë pjesë të brendshme të një vetëdije dhe jo vetëm thjeshtë shndërrimin në mish për top.E keqja këtu është që të rinjtë, mesa mendoj unë, janë shumë të coroditur, pasi këtu nuk bëhet fjalë për ideale, qoftë për idealet e komunizmit, apo fashizmit. Këtu bëhet fjalë për një situatë, ku njerëz të flustruar, njerëz që duan pushtet me çdo kusht, sepse pushteti lidhet me paranë që mund të marrin, si dhe me dukjen dhe një status." Të gjitha këto bashkë, shprehet Lubonja, janë pa asnjë lloj ideali në kuptimin shoqëror, se unë do të bëj këtë apo atë për shoqërinë, për të varfërit. Këtu është problemi i një lufte shumë primitive për t'u dukur, për t'u pasuruar, e cila motivon shumë edhe të rinjtë, për fat të keq. Është një lloj situate me shumë mjerim shpirtëror./n.m/
KOMENTE