Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meidani kundër grevës së urisë: Veç për situata të jashtëzakonshme
English

Meidani kundër grevës së urisë: Veç për situata të jashtëzakonshme

Tiranë, 7 janar, NOA – Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, gjatë një ligjërate të mbajtur përpara studentëve të një universiteti privat në Prishtinë, është shprehur kundër grevës së urisë të ndërmarrë nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e tyre.

“Nuk e mbështes grevën e urisë në të cilën janë futur anëtarët e Partisë Socialiste. Ajo duhet të shfrytëzohet vetëm në situata të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të mëdha”, mësohet të jetë shprehur ish-kreu i shtetit.

Ndërsa më pas ka shtuar se “për rastin konkret, mendon se është më shumë sesa nevoja që ky proces transparence të gjente përgjigjen e duhur qoftë përmes dinamikës, qoftë përmes ndërhyrjes së institucioneve të tjera apo rritjes së ndjeshmërisë qytetare”.

“Këto elemente janë realizuar përgjithësisht, ky element i fundit në mendimin tim është i tepërt dhe mund të sjellë shqetësime relativisht serioze për zhvillimet demokratike dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri", e përforcoi mendimin e tij Meidani. Nga ana tjetër, ish-presidenti Meidani u shpreh me tone kritike edhe ndaj qëndrimit që po mban Partia Demokratike rreth kësaj çështje.

n.e/NOA

KOMENTE