English

Ministria e Kulturës, marrëveshje me homologen kosovare për trashëgiminë

Tiranë, 7 maj, NOA - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së bashku me homologen e saj kosovare, kanë nënshkruar marrëveshje Bashkëpunimit Kulturor mes tyre, duke synuar forcimin, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Nxitur nga dëshira e përbashkët për promovimin dhe njohjen më të mirë dhe të ndërsjellë të vlerave të përbashkëta në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore, ata kanë rënë dakord që të punojnë për përmirësimin e legjislacionit në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në të dy vendet.

Kjo duke shkëmbyer përvojat më të mira në këtë fushë, bazuar në legjislacionin përkatës të dy vendeve, rekomandimeve dhe konventave ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore.

“Palët do të punojnë dhe nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë midis institucioneve dhe agjencive të specializuara për promovimin, ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë materiale dhe jo materiale”, parashikon marrëveshja në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE