Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moska I Dorëzon Varshavës 500 Faqe Dokumente Nga Hetimi Mbi Aksidentin Ajror Në Rusi
English

Moska I Dorëzon Varshavës 500 Faqe Dokumente Nga Hetimi Mbi Aksidentin Ajror Në Rusi

VARSHAVË, 7 maj /ATSH-AFP/ - Prokuroria ruse premtoi se do t'i japë prokurorisë polake dosjen e parë prej 500 faqesh nga hetimi mbi shkaqet e aksidentit të avionit presidencial polak në Rusi, theksoi prokurori i përgjithshëm i Polonisë, Andrzej Seremet. "Ne kemi marrë premtimin përsa i përket dorëzimit të 500 faqeve të dokumenteve. Këto 500 faqe po fotokopjohen'', deklaroi për shtypin Seremet, i cili u takua sot në Moskë me homologun rus, Juri Çajka. Shefi i prokurorisë polake theksoi se këto dokumente përmbajnë të gjitha proceset verbale të autopsisë së viktimave dhe të dhënat e dëshmitarëve dhe zyrtarëve të kullës së kontrollit të aeroportit të Smolenskut, vendi i katastrofës. Opozita konservatore polake kërkoi dje që Polonia të merrte përsipër këtë hetim duke denoncuar gabimet e palës ruse. Hetimi kryesor për shkaqet e aksidentit u ndërmor nga Rusia. Polonia hapi një hetim të pavarur në bashkëpunim me autoritetet ruse./ /ec/ a.jor.
KOMENTE