Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Kërcënimet e socialistëve ndaj deputetes Rajmonda Bulku, banditeske
English

PD: Kërcënimet e socialistëve ndaj deputetes Rajmonda Bulku, banditeske

Tiranë, 7 maj, NOA – Partia Demokratike hedh poshtë me indinjatë kërcënimet banditeske “alla mafia” ndaj deputetes së saj dhe artistes Rajmonda Bulku, duke paralajmëruar se autorët e këtij kërcënimi do të marrin përgjigjen më të merituar ligjore.

Kështu ka reaguar selia blu me anë të një deklarate publike ndaj kërcënimeve që deputetja demokrate Rajmonda Bulku ka marrë nga protestuesit socialistë.

“Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni dhe pinjollët e tjerë të Bllokut, që kanë burgosur bashkëpunëtorët e tyre në mes të bulevardit kurse për vete ushqehen në restorantet më luksoze, kërcënuan personalitetin e shquar të artit shqiptar e politik, deputeten dhe artisten e mirënjohur Rajmonda Bulku për fajin e vetëm se ajo denoncoi me guxim aktin barbar të Edvin Ramës ndaj fëmijëve të nënave që ai ka burgosur në mes të bulevardit”, citon deklarata në fjalë.

Duke shtuar se “ata kërcënuan Rajmonda Bulkun, pasi kjo grua dhe nënë shqiptare nuk mundi të pajtohej me terrorin psikologjik, psiko-dramën dhe lëndimin e thellë shpirtëror që përjetojnë vogëlushët që kanë nënat e tyre të ngujuara në grevën Rama-Ruçi”.

“Partia Demokratike i thotë zotit Rama se ajo është e gatshme të respektojë plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të garantuara në Kushtetutë, por hedh poshtë kërcënimet ndaj Bulkut”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE