Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu Fton Biznesin Gjerman Të Investojë Në Kosovë
English

Presidenti Sejdiu Fton Biznesin Gjerman Të Investojë Në Kosovë

PRISHTINË, 7 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një pritje të organizuar sot për të nga Shoqata Ekonomike Gjermano-Kosovare në Berlin, ftoi bizneset gjermane që të investojnë në Kosovë, bëri të ditur Zyra e Presidentit. "Kosova e ka për borxh që të realizojë synimin e saj, që të jetë atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, pa dallim besimi dhe të jetë shans i progresit të përgjithshëm, duke ofruar po ashtu mundësinë, me vizionin e vet, që të lëvizë shpejt drejt integrimeve dhe proceseve të tjera të rëndësishme që ndodhin në Evropën e Bashkuar", tha Sejdiu në këtë pritje. "Përvojat e deritashme janë të mira, ndërsa periudha në të cilën jemi kërkon nxitje të investimeve të huaja, por edhe mbështetje politike ndërkombëtare, për të lëvizur më shpejt në proceset integruese", tha Presidenti Sejdiu. Në një deklaratë për vizitën dyditëshe në Gjermani, Sejdu tha se "takimet që pata me Presidentin, me Kancelaren, me ministrin e Jashtëm, me kryetarin e Parlamentit dhe takimet e tjera më bëjnë edhe më të sigurt në mbështetjen kaq të fuqishme që Gjermania i jep Kosovës", duke shtuar se bashkëbiseduesit i kanë dhënë një premtim përkushtues se do të mbahet niveli i investimeve, siç ka qenë më herët. "Për ne është shumë me rëndësi se u konfirmua fuqishëm edhe një herë qëndrimi i Gjermanisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, për angazhimin e Gjermanisë që të ndikojë në vendet mike për njohjen e mëtejme të Republikës së Kosovës, për një qasje të interesit të veçantë për investime në fusha të caktuara në Kosovë", tha Presidenti Sejdiu. "Kjo vizitë ka një peshë të veçantë për fillimin e një epoke të re të bashkëpunimeve ndërshtetërore, duke pasur parasysh rolin që ka Kosova në partneritetin e saj të rëndësishëm për paqe dhe stabilitet", theksoi ai. Presidenti Sejdiu, po kështu, bëri të ditur se ka ftuar Presidentin Kohler dhe Kancelaren Merkel për të vizituar Republikën e Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve të shumta gjatë vizitës dyditore zyrtare në Gjermani, Presidenti Sejdiu vizitoi edhe Fondacionin "Konrad-Adenauer". Pas një takim të veçantë me presidentin e këtij fondacioni, prof. Dr. Hans-Gert Pottering, Presidenti Sejdiu mbajti para një auditori të zgjedhur ligjëratën në temë "Kosova dy vjet pas pavarësisë dhe perspektiva e saj euroatlantike". Presidenti Sejdiu, me ministrat e Qeverisë së Kosovës, Skender Hyseni, Ahmet Shala dhe Lutfi Zharku, pjesë e delegacionit, vizituan ambasadën e Kosovës në Berlin, ku u pritën nga Ambasadori Vilson Mirdita./s.s./
KOMENTE