Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmussen Kërkon Përmirësimin E Marrëdhënieve Mes Serbisë Dhe Nato-S
English

Rasmussen Kërkon Përmirësimin E Marrëdhënieve Mes Serbisë Dhe Nato-S

BUKURESHT, 7 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen theksoi sot në Bukuresht se dëshiron një përmirësim të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Beogradit. "Do të dëshiroja vërtet një marrëdhënie më të mirë mes Serbisë dhe NATO-s'', theksoi ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Rumani. Sipas një sondazhi të publikuar në muajin shkurt nga agjencia ''Medium Gallup'' pjesa më e madhe e serbëve kundërshtonin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, veçanërisht për shkak të bombardimeve të kryera më 1999 nga Aleanca Atlantike për të rrëzuar Slobodan Milosheviçin. Marrëdhëniet e Beogradit me NATO-n janë përmirësuar gradualisht që prej rrëzimit të regjimit të Milosheviçit në vitin 2000./ /ec/ a.jor.
KOMENTE