Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Medvedev Kritikon Ashpër Totalitarizmin Në Ish-Bashkimin Sovjetik
English

Rusi - Medvedev Kritikon Ashpër Totalitarizmin Në Ish-Bashkimin Sovjetik

MOSKË, 7 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev kritikoi ashpër regjimin totalitar të ish-Bashkimit Sovjetik dhe krimet e kryera nga diktatori sovjetik, Josif Visarionoviç Stalin. "Bashkimi Sovjetik ishte një shtet shumë i komplikuar dhe për të qenë të ndershëm, regjimi i asaj kohe në Bashkimin Sovjetik nuk mund të quhet ndryshe përveçse totalitar'', deklaroi Medvedev në një intervistë për të përditshmen ruse ''Izvestia''. "Fatkeqësisht ishte një regjim ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk mbroheshin'', shtoi ai në këtë intervistë, publikuar dy ditë nga ceremonia e Moskës me rastin e 65-vjetorit të firores mbi nazistët, ku do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh dhe qeverish. "Stalini ka kryer shumë krime kundër njerëzimit. Pavarësisht nga fakti që ai ka punuar shumë, pavarësisht faktit që nën lidershipin e tij vendi regjistroi suksese të mëdha, ajo që ai ka bërë kundër popullit të tij nuk mund të harrohet'', nënvizoi Medvedev. Paraardhësi i Medvedevit në Kremlin, kryeministri aktual, Vladimir Putin kritikoi ashpër regjimin në ish-Bashkimin Sovjetik. Vladimir Putin e cilësoi rrëzimin e ish-Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të XX, në një fjalim që mbajti në vitin 2005 para kombit në kohën që ishte president i Rusisë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE