Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri- Kosovë, Bashkëpunim Për Kualifikimin E Administrateve Publike Sipas Standardeve Të Be-Së
English

Shqipëri- Kosovë, Bashkëpunim Për Kualifikimin E Administrateve Publike Sipas Standardeve Të Be-Së

- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, priti ministren e Administratës Publike të Kosovës, Edita Tahiri- TIRANË, 7 Maj /ATSH-Mira Shkurta/. -Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Ministria e Administratës Publike të Kosovës do të angazhohen për të përafruar në një drejtim kurrikulat dhe standardet e trajnimit dhe kualifikimit të administratave publike të të dy vendeve, bazuar në parametrat dhe standardet e Bashkimit Europian, u theksua në takimin që ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zhvilloi sot në Tiranë me ministren e Administratës Publike të Kosovës, Edita Tahiri. Sipas zyrës së shtypit të ministrisë së Brendshme, ky bashkëpunim konsiston në realizimin e projekteve të ndryshme të arsimimit dhe kualifikimit të Administratës Publike, ndërkohë që Shqipëria do të mbështesë pjesëmarrjen e Kosovës në Shkollën Rajonale të Administratës Publike ReSPA. "Dixhitalizimi i shërbimeve në Shqipëri ka sjellë një përmirësim esencial të efektivitetit të administratës, ndaj qeverisja dixhitale do të jetë përparësi edhe në të ardhmen për të realizuar një shtrirje kapilare të saj në të gjithë vendin", u shpreh në takim ministri Basha. Nga ana e saj, znj.Tahiri kërkoi mundësinë e nënshkrimit në një kohë sa më të afërt të një memorandumi bashkëpunimi në fushën e administratës publike mes Shqipërisë dhe Kosovës, propozim që u mirëprit dhe u mbështet edhe nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha./s.s./
KOMENTE