Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Solidariteti me grevën, deputetët e PS tufë me lule Dritëro Agollit
English

Solidariteti me grevën, deputetët e PS tufë me lule Dritëro Agollit

Tiranë, 7 maj, NOA - Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe solidarizimin e dhënë ndaj grevës së urisë, deputetët e Partisë Socialiste Namik Dokle, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, kanë zhvilluar një vizitë në shtëpinë e shkrimtarit Dritëro Agollit, duke i kanë çuar një tufë me lule nga ana e deputetëve dhe qytetarëve grevistë.

“Sot herët në mëngjes patëm një surprizë të jashtëzakonshme. I madhi Dritëro Agolli na mori dhe na uroi për grevën, duke na pohuar se nëse do të ishte disa vite me i ri, do të ishte bashkë me ne. Dhe padyshim ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm”, tha deputeti i PS, Besnik Baraj.

Ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj, tha se “i dhurojmë Dritëro Agollit simbolet e kësaj greve nëpërmjet kolegëve tanë deputetë”.

Nga ana e tij, shkrimtari Dritëro Agolli u shpreh se “një nga mjetet e luftës për demokracinë e vërtetë, janë grevat dhe protestat e se nuk ka mjete të tjera”.

“Në rastin e grevës në Shqipëri mendoj se socialistët nuk kishin më çfarë të bënin. Se dialog bënë, biseda të ndryshme bënë si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Arsyetime që kjo nuk është ndonjë gjë të hapësh kutitë, disa kuti të vendit. Do hapësh vetëm ato që dyshohet për parregullsi”.

n.e/NOA

KOMENTE