Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Ambasadorët:Rifillim I Dialogut Politik Ndërinstitucional
English

Topi-Ambasadorët:Rifillim I Dialogut Politik Ndërinstitucional

- Gjatë takimeve të Presidentit Topi me Metën, Withers, Montobion dhe Lohan - TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në vend, ishin në qendër të takimeve, që zhvilloi sot Presidenti i Republikës, Bamir Topi me zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i shtetit priti në mesditë Shefin e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio, me të cilët zhvilloi një bisedë për situatën më të fundit politike në vend. Ky takim erdhi në vazhdën e disa takimeve të tjera që Kreu i Shtetit zhvilloi sot më parë me zv.kryeministrin Ilir Meta dhe Ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers, në rezidencën e këtij të fundit. Palët në takim shkëmbyen mendime lidhur me aktualitetin politik, duke iu referuar kryesisht grevës së urisë filluar nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e kësaj force politike. Bashkëbiseduesit e vunë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, i cili është një hap sa i domosdoshëm, aq edhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale, forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian./a.s//n.m/
KOMENTE