Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Permiresohen Kushtet E Motit Dhe Te Lundrimit
English

Vlore: Permiresohen Kushtet E Motit Dhe Te Lundrimit

VLORË, 7 maj/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të përmirësohet krahasuar me një ditë më parë. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, veçanërisht në orët e mesditës. Kjo do të shoqërohet edhe me një situatë të përmirësuar lundrimi për të gjitha mjetet. Për rrjedhojë, mbi 20 peshkarexha kanë dalë për gjueti prej orëve të para të mëngjesit, brenda dhe jashtë hapësirës detare të gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celsius dhe ato minimale në 12-14 gradë celsius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti i linjës detare Brindisi Vlorë, që është ankoruar në kalata, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE