Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Brenda 2010 Do Asfaltohen Të Gjitha Rrugët Që Zbresin Drejt Detit
English

Berisha: Brenda 2010 Do Asfaltohen Të Gjitha Rrugët Që Zbresin Drejt Detit

- Kryeministri Berisha përuron rrugën e re turistike Tale-Lezhë dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë, ish- SMT-Rrilë - TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha siguroi dje, nga Lezha se "brenda vitit 2010 nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar që zbret drejt detit, nga Ksamili në Velipojë". Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Kreu i Qeverisë përuroi dje pasdite rrugën e re turistike Tale-Lezhë, me gjatësi 9,5 km dhe vlerë rreth 85 milionë lekë dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë, ish- SMT-Rrilë, me vlerë rreth 900 mijë euro. Duke siguruar se së shpejti do të fillojnë projekte të tjera të rëndësishme në këtë zonë, Kryeministri garantoi se qeveria do të vazhdojë të financojë çdo projekt në të mirë të qytetarëve, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë e tyre. Gjatë takimit me banorë të komunës së Shënkollit në Lezhë, Kryeministri Berisha shpalli edhe çeljen e sezonit turistik në këtë zonë bregdetare. Kryeministri u shpreh se rruga e sapo përfunduar do të mundësojë që qytetarët e Lezhës, Mirditës, Burrelit, Peshkopisë, Tropojës, por edhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit të kësaj zone. Kreu i Qeverisë garantoi se "çdo rrugë që zbret drejt detit do të jetë rrugë e standardeve më të mira, në mënyrë që të shfrytëzohen në maksimum potencialet turistike të vendit". "Ne kemi përfunduar tërësisht projektin e njërës prej rrugëve turistike më të bukura të vendit, që lidh Lezhën me Ulqinin dhe kalon deri në Velipojë. Javët që vijnë ne do të inaugurojmë së bashku rrugën e Patokut, që zbret deri në det, si dhe fillimin e punimeve të rrugës tjetër që lidh Lezhën me Bunën", tha Kryeministri Berisha. Në ndihmë të fermerëve të kësaj zone, Kryeministri theksoi se ka kërkuar nga autoritetet vendore që të ndërtojnë çdo kanal ujitës për të rritur prodhimin e produkteve bujqësore. Para banorëve të Shën Kollit, Kryeministri theksoi se "viti 2010 do të jetë një vit i madh për shqiptarët që do fitojnë të drejtën të lëvizin të lirë në mbarë Evropën". "Unë ju garantoj se qeveria do të bëjë çdo përpjekje që çdo ditë, Shqipëria të marrë pamjen e saj evropiane. Ne po ndërtojmë një vend që i ofron qytetarëve furnizim me ujë, rrugë, shkolla dhe shërbim shëndetësor modern", tha Kryeministri Berisha./m.m/s.s./
KOMENTE