Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha dhe Olldashi inaugurojnë rrugën Tale –Lezhë
English

Berisha dhe Olldashi inaugurojnë rrugën Tale –Lezhë

Lezhë, 8 Maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi inauguruan sot rruga Tale –Lezhe, një prej akseve më të rëndësishme që pritet ti jap zhvillim turizmit të zonës.

Po sot Berisha dhe Olldashi inauguruan dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë, ish-SMT Rille.Rruga Tale-Lezhë është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë totale 150 milion Lekë dhe me një gjatësi 9.5 Km.

Ministria e transporteve ka dhënë dhe detajet në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. Punimet për dertimin e saj janë bërë në dy faza: faza e parë ka përfshirë një gjatësi prej 5 km, me një vlerë 65 milion Lekë.

Ndërsa faza e dytë përfshin një gjatësi prej 4.5 km, me një vlerë prej 85 milion LekëGjerësia totale e rrugës është 7 m, ku përfshihen dhe dy bankina të thjeshta secila nga 0.5 m.Sipas Ministrisë së Transporteve punimet janë kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Po sot u inaugurua dhe fillimi i punimeve për fazën e parë të rrugës dytësore Lezhe, ish SMT Rrille, me një gjatësi prej 5 km dhe me një vlerë prej 900 mijë Euro.Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, IPA 2008, “Punimet për Rindërtimin e Rrugëve Dytësore dhe Rurale në Shqipëri”.

m.xh/NOA

KOMENTE