English

Britani, konservatorët dhe liberal-demokratët diskutojnë për koalicion

Londër, 8 maj, NOA - Konservatorët dhe liberal-demokratët e Britanisë së Madhe kanë rënë dakord për të biseduar mes tyre për të parë mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar.

Kjo pas zgjedhjeve parlamentare britanike, ku konservatorët fituan më shumë vende në Dhomën e Ulët të parlamentit, e megjithatë por votat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të fituar shumicën absolute në parlament dhe prandaj kërkojnë ndihmën e liberal-demokratëve për qeverinë e re.

Të dy kryetarët e partive respektive, David Cameron dhe Nick Clegg i kanë telefonuar njëri-tjetrit dhe kanë rënë dakord me idenë se negociatorët e të dy palëve të përpilojnë propozimet për reformat ekonomike dhe politike.

"Unë e kam thënë gjithashtu se cilado parti që merr shumicën e votave dhe më shumë vende në parlament edhe në qoftë se nuk e ka shumicën absolute ka të drejtë e para për të kërkuar për të qeverisur... Dhe unë qëndroj pas kësaj pikëpamje", tha kreu i partisë liberal-demokrate, Nick Clegg.

n.e/NOA

KOMENTE