Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Fillon Mbjellja E 400 Pemëve Dekorative Në Rrugën E Ish-Kënetës
English

Durrës: Fillon Mbjellja E 400 Pemëve Dekorative Në Rrugën E Ish-Kënetës

DURRES, 8 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Rreth 400 pemë nisën të mbillen sot në rrugën e re hyrëse të qytetit të Durrësit, e cila u hap një vit më parë në zonën e ish-kënetës, me financim të Bashkisë. Kryetari i saj, Vangjush Dako, tha për mediat e pranishme në fillimin e punimeve, se në kuadër të nismës "Në pemë, një jetë" gjatë këtij viti në rrugët kryesore të qytetit do të mbillen 1300 drurë dekorativë të llojeve të ndryshme si, bli, rrap, kumbull e kuqe, panjë, etj. Sipas tij, shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra në Durrës është një nga prioritetet e punës së Bashkisë. Vjet në qytetin e Durësit u mbollën 1100 pemë të reja. Mësohet se në rrugën e ish-kënetës me gjatësi 2 km, do të mbillen 400 drurë dekorativë rrepe. Qyteti i Durrësit tashmë numëron 205 mijë banorë dhe pas Tiranës, është i dyti në vend për nga numri i popullsisë. /a.ke/
KOMENTE