Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Nis Edicioni I 15-Te Maratona Rinore 2010
English

Elbasan: Nis Edicioni I 15-Te "Maratona Rinore 2010"

" ELBASAN, 8 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/. - Më shumë se 800 nxënës nga 9 shkolla të mesme të përgjithshme e profesionale të Elbasanit janë bërë sot pjesë e edicionit të 15-të të spektaklit më të madh rinor të vitit, "Maratona Rinore 2010" në teatrin " Skampa". Udhëheqësi artistik Edmond Rrapi tha për ATSH se "kjo maratonë rinore është veprimtari me bazë të gjerë krijuese, ku zhvillohen talente të rinj në zhanre të ndryshme artistike". Ndërsa sipas producentit Ilirjan Sulkja, në këtë maratonë do të trajtohen zhanre të ndryshme artistike, këngë, balet, pjesë humoristike, sfilatë, koreografi, balet modern, klasik, recitime artistike, etj. Me regji të Veronika Papës, edhe këtë vit organizatorët shprehin bindjen se do të zbulohen shumë talente të reja në fusha të ndryshme artistike, sikurse ka ndodhur ndër vite me talentet tashmë të njohura në shkalle kombëtare si Rovena Stefa, Arbër Arapi, Anisa Devina, Salsano Rrapi etj. "Maratona Rinore 2010" do të përfundojë në 18 maj ku do të përcaktohen fituesit për çdo zhanër. Edhe sivjet, spektakli më i madh rinor në Elbasan organizohet nga Bashkia me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit. /a.ke/
KOMENTE