Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali i 47-të i Këngës për Fëmijë, sot dhe nesër në Tiranë
English

Festivali i 47-të i Këngës për Fëmijë, sot dhe nesër në Tiranë

Tiranë, 8 maj, NOA – Gjatë këtyre ditëve, më 8-9 maj, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, me mbështetjen e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve organizon Festivalin e 47-të të Këngës për Fëmijë, i cili do të zhvillohet në sallën e madhe të Akademisë së Arteve.

Me skenografi të Bashkim Zahajt, skenar të Jorgo Papingjit dhe regji të Klaudia Hiles, do të vijnë në skenën e festivalit të 47 të Këngës për Fëmijë të Tiranës, krijime nga emra të njohur të muzikës shqiptare, si Alfred Kaçinari, Edmond Veizi, Adrian Hila, Edmond Zhulali, Petrit Tërkuci, Kristi e shumë të tjerë.

Surpriza e këtij festivali do të jenë të ftuarit si këngëtarja Olta Boka, fituesja e edicionit të fundit të talent shou “Gjeniu i Vogël” Laura Gjipi, si edhe numrat koreografike nga koreografet Blerina Arbana e Llaqi Nako.

n.e/NOA

KOMENTE