Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër Artistë Shqiptarë Në Kongresin Ndërkombëtar Të Muzikës Bashkëkohore Të Korunjës (Spanjë
English

Katër Artistë Shqiptarë Në Kongresin Ndërkombëtar Të Muzikës Bashkëkohore Të Korunjës (Spanjë

) DURRËS, 8 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Katër artistë nga vendi ynë përfaqësuan muzikën shqiptare në Kongresin ndërkombëtar të Muzikës Bashkëkohore, që u mbajt ditët e fundit në La Korunja (Spanjë). Kompozitori Hajk Zacharian, pjesëmarrës në këtë kongres, tha për ATSH-në se në referatet e përgatitura nga pedagogë të universiteteve muzikore evropiane u trajtuan temat "Marrëdhëniet mes fjalës dhe muzikës" dhe "E thjeshta dhe e ndërlikuara në muzikë", që ishin përzgjedhur nga Universiteti i La Korunjas si organizator i veprimtarisë. Pedagogë dhe akademikë nga Londra, Sao Paolo, Kievi, Vigo dhe Korunja diskutuan mbi të rejat e fundit në fushën e perceptimit muzikor përmes sintezës zanore. Violinisti durrsak Florian Vlashi, i cili që nga viti 1992 punon në orkestrën sinfonike të Galicisë (Spanjë), foli mbi teknikat e shekullit të 20-të në interpretimin violinistik. Bashkë me leksionin teorik artisti 47-vjeçar shqiptar demostroi në violinë disa prej hapave që ka ndjekur intepretimi në instrumentin me korda më të njohur në botën muzikore. Gjatë kongresit u prezantuan dy vepra muzikore të autorëve shqiptarë. Pjesa "Cadenza" kompozuar nga Hajk Zacharian i dha mundësinë violinistit Florian Vlashi të nënvizojë idenë e autorit të njohur shqiptar që të performojë pa ndihmën e orkestrës, duke evidentuar artin dhe teknikën e tij të lartë profesionale. Zacharian është i njohur si kompozitor i mbi 20 kolonave zanore të filmave shqiptarë dhe ka shkruar mjaft vepra muzikore, mes të cilave edhe dy solo të tjera për violinë. Më pas grupi instrumental "Siglo veinte-Shekulli i XX-të", që drejtohet nga Florian Vlashi, intepretoi veprën e kompozitorit Emond Buharaja "Metamorfoza e kristalit". Mes instrumentistëve të huaj të formacionit instrumental me përvojë 14-vjeçare ishte edhe violinisti shqiptar Arben Llozi, u shpreh për ATSH-në kompozitori Hajk Zacharian. Artistët shqiptarë morën vlerësime publike, veçanërisht nga profesore Elena Palma, organizatore e kongresit. Violinisti Florian Vlashi është bërë i njohur në vendin tonë për organizimin e Bienales së muzikës klasike në qytetin e Durrësit./s.s./
KOMENTE