English

Kim Jong-Il: Miqësia Mes Pekinit Dhe Phenianit Do Të Mbetet E Pandryshueshme

SEUL, 8 maj /ATSH-AFP/ - Numri një koreanoverior, Kim Jong-Il i deklaroi homologut të tij kinez, Hu Jintao që marrëdhëniet mes dy kombeve të mos ndryshojnë nga një brez në tjetrin, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. "Miqësia e gjatë mes Koresë së Veriut dhe Kinës do të mbetet e pandryshueshme pavarësisht kohës që kalon dhe ndryshimit të brezave që i ka rezistuar kohës dhe provave të historisë'', shtoi Kim Jong-Il, sipas agjencisë zyrtare. ''Miqësia tradicionale mes dy vendeve është një armë e fortë për të dy vendet që kanë një përgjegjësi historike në ruajtjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve me kalimin e kohës dhe përcjelljen e tyre brezave që vijnë'', shtoi Kim Jong-Il./ /ec/ a.jor.
KOMENTE